Beyonce do të shfaqet me Harris nesër gjatë fushatës në Teksas

by Merita

Megaylli i popit Beyonce do të shfaqet së bashku me Kamala Harris gjatë fushatës ditën e nesërme.

Siç raportohet, këngëtarja do të ngjitet në skenë në qytetin e saj të lindjes, Houston, Teksas, në mbështetje të zëvendëspresidentes. 

Ajo gjithashtu pritet të performojë, disa nga këngët e saj. Po ashtu Beyoncé i dha leje Kamala Harris në fillim të fushatës që ajo të përdorë këngën e saj Freedom. 

“Ka disa njerëz që mendojnë se ne duhet të jemi një vend i kaosit, i frikës, i urrejtjes. Por ne? Ne zgjedhim diçka ndryshe. Ne zgjedhim lirinë”, tha Harris. 

Ndërkohë Donald Trump mban një epërsi të rehatshme në shtetin Lone Star i cili nuk ka votuar demokrat që nga viti 1976, kur shteti zgjodhi Jimmy Carter në vend të Gerald Ford. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy