Dyfishohet taksa për të hyrë në Venecia, ka edhe përjashtime

by Merita

Qyteti lagunor dyfishon çmimin e biletës ditore për ta vizituar atë, por duke prenotuar paraprakisht do të paguani gjysmën. Mysafirët e hoteleve dhe të miturit nën 14 vjeç vazhdojnë të jenë të përjashtuar nga kjo pagesë.

Këtë vit Venecia u bë qyteti i parë në botë që paguan një tarifë hyrje për vizita të shkurtra: deri më tani ishte pesë euro, por në vitin 2025 turistët do të duhet të paguajnë deri në dhjetë euro për të hyrë në qytetin lagunor në Adriatik.

Taksa do të aplikohet më shpesh vitin e ardhshëm, për një total prej 54 ditësh nga mesi i prillit deri në fund të korrikut. Këtë vit ishin vetëm 29 ditë.

Ata që qëndrojnë natën nuk do ta paguajnë këtë taksë.

Venecia u kërkon vizitorëve ditorë të paguajnë pesë euro nga ora 08:30 deri në orën 16:00.

Midis prillit dhe korrikut, u regjistruan 485,000 vizitorë që paguan, duke gjeneruar të ardhura mbi 2.4 milionë euro.

Në të ardhmen, ata që rezervojnë paraprakisht do të mund të hyjnë në qytet për pesë euro. Ata që presin deri në tre ditët e fundit të vizitës do të duhet të paguajnë dyfish. Përjashtohen mysafirët e hotelit, fëmijët nën 14 vjeç dhe banorët e qytetit venecian./Informim.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy