Von der Leyen: Ka ende punë për heqjen e masave ndaj Kosovës

by Merita

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursual von Der Leyen, në konferencën për media të mbajtur në Prishtinë pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, është pyetur lidhur me heqjen e masave.

Von Der Leyen ka thënë se veprimet që ka bërë Kosova lidhur me CEFTA-n kanë qenë shumë pozitiv, megjithatë ka thënë se nevojiten edhe hapa të mëtejshëm në mënyrë që të arrihet tek heqja e masave.

Von Der Leyen ka thënë se kjo do të ndihmonte edhe shtetet anëtare për t’u bindur në heqjen e masave, meqë shtete anëtare vendosin për çdo hap.

“Është shumë e rëndësishme që të punojmë së bashku. Hapat lidhur me CEFTA ishin shumë të rëndësishëm. Dhe pas kësaj mendoj se duhet të punojmë në hapa të mëtejshëm, që të arrijmë në një pikë ku mund të arrijmë heqjen e masave. Kjo do të ndihmonte edhe shtete anëtare që të binden, meqë shtete anëtare duhet ta japin pëlqimin e tyre për çdo hap”, ka thënë Von Der Leyen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy