Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka dhënë doza kritike ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, referuar situatës së rënduar me çështjen e ushqimit.
Ai vlerëson se është punuar mirë, megjithatë shton se në këtë pikë, situata lë hapësirë për dyshime korrupisoni, transmeton klankosova.tv.
”Mendoj se ka bërë punë të mirë, por ka edhe afera korruptive, siç është tenderi për ushqim dhe po i vjen era korrupsion. Po i vjen era korrupsion, prandaj në këtë drejtim, po e humb imazhin e një ministrie që nuk duhet të ketë afera, por duhet të jetë në funksion të sigurisë dhe të shtetit”, tha Lekaj.
Siç theksoi ai për gazetablic, problemet e tilla serioze çojnë edhe ushtarët të japin dorëheqje.
”Dorëheqjet e ushtarëve nga FSK-ja, po vijnë se Ministria e Mbrojtjes, krahas përkrahjes financiare, nuk korrespodon fare me realitetin, me zhvillimin ekonomik dhe pagët e ulëta. Kjo i detyron ushtarët që të japin dorëheqje”, tha Lekaj,