Sami Lushtaku padit Vetëvendosjen

by Nexhat

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka paditur Lëvizjen Vetëvendosje.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv avokatja e Lushtakut, Besjana Ismajli.

Ismajli tha se padia e Lushtakut ka të bëj rreth një deklarate të VV-së se “z.Lushtaku ka terminal doganor.

Ajo tha se me këtë rast, Vetëvendosja po shpif.

“Lëvizja Vetëvendosje po shpif, duke deklaruar se kinse Sami Lushtaku ka terminal të vetin doganor. Ne kemi kërkuar demantimin e kësaj deklarate, ata s’kanë kthyer përgjigje akoma, prandaj kemi vendosur ta padisim këtë pari për shpifje”, tha ajo.

Sipas padisë që e ka siguruar Klankosova.tv, kërkohet kompensim për demin duke pas parasysh reputacionin që ka i dyti i Skenderajt.

“Pra me këtë deklaratë është tentuar të degradohet emri i tij”, ka thënë ajo.

Avokatja ka kërkuar kompensim në bazë të ekspertizës, vlera e së cilës është e pa përcaktuar.

Ajo tha se padia ka të bëjë me deklaratën e VV-së rreth terminalit 37 milionësh.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy