54
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar se një punonjës i spitalit “Isa Grezda”, ka raportuar për vjedhje në tri objekte në pronësi të spitalit.
Rasti po trajtohet si “vjedhje e rëndë” si dhe janë duke u ndërmarrë veprime hetimore, tha Elezaj.
Konfirmimi i plotë i Elezajt:
Një punonjës i Spitalit “Isa Grezda” rreth orës 09 e 30 ka raportuar një vjedhje në tri objekte në pronësi të spitalit, të cilat përdoren për asgjësimin e materialeve spitalore, si dhe si depo teknike. Veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në drejtim të veprës penale “vjedhje e Rëndë”.