Ibrahimi thotë se Qeveria ia ka bllokuar xhirollogarinë Komunës së Suharekës

by Nexhat

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi, ka thënë se Qeveria e Kosovës si pasojë e kontratës kolektive ia ka bllokuar xhirollogarinë bankare Komunës së Suharekës, e drejtuar nga Bali Muharremaj.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk ka pasur gatishmëri për ta zgjidhur këtë problem.

banner

Sipas tij, kjo mund t’i kushtojë edhe komunave të tjera.

“Qeveria ia bllokoi  Komunës së Suharekës xhirollogarinë bankare si pasojë e kontratës kolektive dhe mosgatishmërisë se qeverisë për ta zgjidhur këtë problem. Kjo mund t’i ndodh edhe komunave tjera nëse qeveria nuk ka vullnet për të gjetur zgjidhje të këtij problemi. AKK edhe njëherë kërkon nga qeveria që t’i dëgjojë komunat dhe të reflektojë në kërkesat e tyre për kontratën kolektive”, ka thënë Ibrahimi.

Suhareka qeveriset nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), parti opozitare në nivel qendror.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy