Ёshtë gjetur pa shenja jete i riu që po kërkohej prej disa ditësh.
27 vjeçari, Laurant Podrimçaku është gjetur dje i vdekur nga Policia e Kosovës 100 metra larg varrezave.
Sipas hetimeve të para, i njëjti dyshohet se i dha fund jetës së tij me armën e zjarrit që i kishte marrë babait të tij, zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Viktima ishte djali i një gardiani dhe vëllai i një zyrtari policor.
Policia sot ka njoftuar se ai dyshohet se qëlloi veten me armë, ndërsa në vendin e ngjarjes është sekuestruar pistoleta me 14 fishekë dhe një gëzhojë.
“Pejë 26.10.2024 – 18:20. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete 100 metra larg varrezave, ai dyshohet se ka qëlluar vetën me armë. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar pistoleta me 14 fishekë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.
Laurant Podrimcaku po kërkohej prej disa ditësh pasi ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej gjë për vendndodhjen e tij.
Sipas hetimeve të para ai ishte larguar nga shtëpia pas kthimit nga Hungari, ku kishte qëndruar një kohë.
“‘Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor në Pejё, me datё 26.10.2024 rreth orёs 20:20, ёshtё informuar se nё fshatin Vitomiricё–Pejё ka ndodhur njё rast vjedhje e rёndё, sipas familjarit (zyrtar nё Shërbimin korrektues tё Kosovёs), i cili ka deklaruar se iu ёshtё vjedhur arma zyrtare.Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit ne vendin e ngjarjёs, dhe ёshtё vёnё nё kёrkim tё personit tё dyshuar, pas njё pune intensive tё Hetuesёve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime, njёsiteve tё Stacionit Policor Pejё dhe njёsiteve tё tjera tё Policisё sё Kosovёs, sot me datё 29.10.2024, rreth orёs 19:45, ёshtё gjetur trupi i pajetё tё viktimёs”,u tha mbrëmë nga Policia.
Gjithashtu u tha se nё vendin e ngjarjёs kanё dal Prokurori i shtetit gjithashtu edhe ekipi mjekёsor tё cilёt e kanё konstatuar vdekjen e viktimёs, trupi i pajetё i viktimёs dёrgohet ne institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinё pёr Obduksion, ndёrsa rasti cilёsohet “Hetim i vdekjes”.