Pushteti e rrëzon projekt-rezolutën për komunikimet e Kusari-Lilës me Radoiçiqin, Konjufca ironizon me votën pro

by Nexhat

Në Kuvendin e Kosovës u hodh në votim Projekt-Rezoluta nga debati parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me Milan Radojiçiq.

Në sallë të Kuvendit u panë vetëm deputetët nga pozita, prandaj ky votim u shoqërua edhe me disa të qeshura dhe komente të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, 

banner

“E keni parë rezolutën, diskutimet janë shtjerrë e qesim në votim këtë rezolutë”, tha ai, ndërsa gjatë votimit, Konjufca me shaka pyeti: “Kush po bën presion bre”.

Kundër kësaj Projekt-Rezolute votuan 60 deputetë, ndërsa një deputet votoi për.

Për votën e vetme pro, Konjufca sërish pati një koment.

“Jo ka gabu, por për mësysh ma merr mendja”.

“Kështu që konsideroj që rrëzohet kjo rezolutë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy