Arbana Osmani ka nisur përgatitjet për të sjellë për publikun projektin e saj më të ri surprizë.
Moderatorja nuk ka ndarë ende detaje nga projekti që pritet të sjellë rikthimin e saj, ndërsa nga postimet e saj mund të kuptojmë se do të jetë në natyrë dhe jo në një studio televizive (të paktën një pjesë e tij), pasi aktualisht Arbana ndodhet në veri të vendit teksa po merret me xhirimet.
Nga ana tjetër, Arbana dhe Olta kanë postuar foto së bashku gjatë kësaj kohe, ku aktorja ka shkuar në xhirimet e Arbanës, ndërsa në një postim në Instastory shkruan: “S’po them gjë“, duke e ruajtur deri në fund elementin surprizë të projektit të ri.
Menjëherë pas këtij postimi, ndjekësit nisën të aludojnë se Olta do të jetë pjesë e projektit të ri të Arbanës, ndërsa asnjëra nuk ka konfirmuar ende asgjë, duke e shtuar edhe më shumë suspancën.
Kujtojmë se në një intervistë të fundit në ‘Oxygen’ me Besim Dinën, Arbana foli lidhur me rikthimin e saj, e duket se koha e pritjes nuk do të jetë më shumë e gjatë.