Hysen Hudozi emërohet u.d i drejtorit të përgjithshëm të RTK-së

by Merita

Hysen Hudozi është emëruar ushtrues i deytës së drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur nga Bordii i RTK-së.

banner

“Bordi i RTK-së emëroi edhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm, z. Hysen Hudozi, i cili punon në RTK që nga viti 2002 dhe ka pasur pozita të ndryshme menaxhuese dhe profesionale”, thuhet në njoftimin e Bordit të RTK-së.

Bordi i RTK-së ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme me pikën kryesore të rendit të ditës “Diskutimi mbi bllokimin e ekzekutimit financiar dhe menaxherial në RTK,” ku Zyrtari Kryesor Financiar ka njoftuar Bordin për bllokimin e ekzekutimit të të gjitha pagesave si rezultat i mungesës së udhëheqësit menaxherial, në këtë rast Drejtori i përgjithshëm apo, në mungesë të tij, Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i RTK-së.

Këto bllokime financiare dhe menaxheriale ndikojnë gjithashtu edhe në procesin e prodhimit dhe ofrimit të shërbimeve programore.
Me këtë rast, duke iu referuar kësaj situate të bllokuar financiare dhe menaxheriale, e cila paralizon të gjitha operacionet dhe aktivitetet në RTK, në kushte kur pjesëmarrës në mbledhjet e bordit të RTK-së ishin vetëm gjashtë (6) anëtarë, dhe pas konsumimit të mundësive për të emëruar një udhëheqës me pjesëmarrje të të gjithë anëtarëve , Bordi si organ kolegjial dhe mbikëqyrës me qëllim të zhbllokimit të krizës si mundësi e vetme, ka vendosur për plotësimin e rregullores nr. 22/24 për rregullimin e procedurave të konkursit në RTK dhe Statutin nr. 1/22, duke rregulluar procesin e votimit të Ushtruesit të detyrës së Drejtorit të përgjithshëm me shumicë të thjeshtë votash.

Me këtë rast, Bordi i RTK-së emëroi edhe ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm, z. Hysen Hudozi, i cili punon në RTK që nga viti 2002 dhe ka pasur pozita të ndryshme menaxhuese dhe profesionale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy