Pacolli tregon se pse iu kthye politikës

by Merita

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, deklaroi se bashkëpunëtorët e tij, ata me të cilët tha se ka rrugëtuar gjatë, i kanë thënë se nuk është koha që ai të ndalet dhe se ka vendosur më pas që t’i rikthehet politikës dhe t’i bashkohet koalicionit “Lista për Familjen” për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.

“Edhe kësaj radhe po i hyjmë zgjedhjeve. Kam kontaktuar me shokë e bashkëpunëtorë të mi, dhe vendosëm të ecim së bashku në një koalicion të ri. T’i japim krahë diçkaje që është e shenjtë për mua, familja”, deklaroi ai në emisionin “DPT te FIDANI”.

banner

Pacolli tutje shtoi se ende nuk është vendosur pozicioni i tij në koalicion dhe se ende nuk i kanë gati as listat zgjedhore, por theksoi se janë duke punuar në një program dinjitoz.

“Besoj se miqtë e mi me të cilët do të ecim përpara, ata do të vendosin për vendin tim ku e kam, por ata duhet ta dinë se ai vend duhet të jetë për mua”, deklaroi Pacolli.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy