14
Dy kandidatët për president në SHBA, Kamala Harris dhe Donald Trump, patën një natë të gjatë me mesazhe për elektoratin.
Harris premtoi se do të luftojë për njerëzit punëtorë, ndërsa në skenë iu bashkua aktorja Jennifer Lopez, e cila sulmoi Trump për diskriminimin e komunitetit latin. Ajo i kërkoi të gjithë bashkatdhetarëve të saj që të votojnë për Harris për të përmbushur ëndrrat e tyre.
Nga ana tjetër, kandidati republikan foli për mashtrime në zgjedhje, por tha se beson te Zoti për fitoren e tij. Deri tani kanë votuar 62 milionë amerikanë në zgjedhjet paraprake.