Zjarret nga Kanadaja ngulfasin Nju Jorkun

by

Qindra zjarre jashtë kontrollit në Kanada po mbytin Nju Jorkun dhe qytetet e tjera verilindore të SHBA-së nga tymi që të merr frymën.

Një epidemi zjarresh e përhapur nga njëri skaj i Kanadasë në tjetrin, ka shtyrë ajrin e dendur tymi përtej kufijve drejt verilindjes së Shteteve të Bashkuara, duke detyruar miliona njerëz të mos dalin nga shtëpitë ose të dalim vetem me maskë. Fenomeni ka krijuar një alarm të veçantë në Nju Jorkun qe u katapultua brenda pak orësh në një skenar apokaliptik, me qiell portokalli tymi dhe hiri dhe erën e vazhdueshme të djegies që mbështjell gjithçka. Në vetëm pak orë, cilësia e ajrit në Big Apple ka arritur nivele të rrezikshme që nuk janë parë në të paktën dy dekada.

banner

Në origjinën e mjegullës surreale që ka zbrazur rrugët e Nju Jorkut, duke i katapultuar ato në një klimë bllokimi, janë rreth 400 zjarre që kanë shpërthyer në territorin kanadez (veçanërisht në Quebec) të cilat tashmë kanë përfshirë mbi 39,600 km katrorë pyje, 10 herë më shumë se ato të djegura vitin e kaluar në këtë kohë. Tymi përfshiu bregun lindor të SHBA-së, nga Nju Jorku në shtetin e Uashingtonit, deri në perëndim, në Minesota. Sipas shkencëtarëve të klimës, temperaturat e larta dhe thatësirat e shkaktuara nga ngrohja globale dhe të përjetuara së fundmi nga Kanadaja, i kanë bërë pyjet më të prekshme ndaj zjarreve, tharjes së barit dhe halave të pishave të rëna, të cilat kanë vepruar si fitil për përhapjen e flakëve.

Këto nivele alarmi, të paprecedentë për njujorkezët – vlera të tilla të ulëta nuk janë regjistruar që nga viti 1999 – tani janë një normë e re në megalopolet aziatike shumë të ndotura si Xhakarta apo Nju Delhi. Në Azinë Jugore gjenden 9 nga 10 qytetet me ndotjen më të keqe të ajrit në botë, ku nivelet e vazhdueshme të smogut të rrezikshëm janë përgjegjës për 2 milionë vdekje të hershme çdo vit. Në Nju Jork situata kritike mund të zgjasë deri në fundjavë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy