Shi e stuhi breshëri përfshijnë disa komuna të Kosovës

by informim

Gjatë orëve të pasdites së të enjtes, në shumë qytete e fshatra të Kosovës ka pasur reshje të shumta shiu të shoqëruara me bubullima por edhe breshër.

Në disa video të cilat kanë publikuar disa qytetarë, shihet se si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut të ketë pasur edhe disa vërshime.

banner

Vushtrria, Prizreni, Podujeva por edhe kryeqyteti Prishtina raportohet se janë përfshirë në reshje të forta të shoqëruara edhe me stuhi breshëri.

Kujtojmë se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mot i paqëndrueshëm do të na shoqërojë deri më datë 12 qershor.

Shkarkime rrufesh në shumë zona parashihen gati çdo ditë, por nuk përjashtohen mundësitë që në zona të izoluara të bie breshër, si pasojë e ndryshimeve termike dhe barike.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy