Reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, është dorëzuar ditën e djeshme në Policinë e Kosovës pas lëshimit të një fletëarresti ndaj tij për një përleshje të ndodhur në gusht në një klub nate në Pejë.
Dorëzimi i tij u bë në orën 09:00, të shoqëruar nga i ati, Sali Lushaj, i cili dha një deklaratë për emisionin “Kosova Today”.
Sali Lushaj, duke komentuar masën e paraburgimit prej 48 orësh të caktuar nga prokuroria, theksoi se nuk kishte ndonjë kundërshtim, duke respektuar vendimin e autoriteteve. “Kjo është e drejta e prokurorisë dhe ligjet e shtetit duhet të zbatohen,” tha ai.
Ai gjithashtu bëri të ditur se dorëzimi i Stresit erdhi pas negociatave të avokatit me prokurorinë, duke shpresuar që procesi të vijojë me drejtësi dhe transparencë. “As unë, as Stresi e askush tjetër nuk është mbi drejtësinë,” përfundoi ai me qetësi.