Albin Kurti në Vjen, pritet ngrohtësisht nga mërgimtarët/Video

by engel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga tubimi që ka zhvilluar me mërgimtarët në Vjenë. Ai i ka falënderuar ata për mikpritjen. Kryeministri Kurti tha se zakonisht vizitat zyrtare i përmbyllin takimet me bashkëatdhetarë, ndërsa kësaj here vizitën në Vjenë po e nis me ta.

Në tubim shihet edhe Kati Schneeberger që dy vite më parë kishte nisur një peticion që BE t’ua heq vizat kosovarëve. Edhe ZKM sot ka njoftuar që Kurti ka udhëtuar për në Vjenë, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës. Në njoftim thuej se ata do të takohen me mërgimtarë “në një organizim të Ambasadës së Kosovës në Austri”.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy