Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schëarz, në konferencën për media të mbajtur bashkë me homologun nga Luksemburgu, është pyetur edhe për pritjet sa i përket zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që do të mbahen më 5 nëntor,
Gërvalla ka thënë se Kosova është me fat që ka pasur përkrahjen e të dy kampeve politike në SHBA dhe ka potencuar se s’sheh që një qasje e tillë do të ndryshojë në të ardhmen.
“Nesër zgjedhjet që mbahen, qytetarët amerikanë do të vendosin se kush do të jetë president. Si Republikë e Kosovës, që ka popullin më pro-amerikan në botë dhe si një vend që SHBA gjithmonë ka qenë e rëndësishme, jemi me fat që kemi pasur përkrahjen e të dy kampeve. S’shosh asnjë sinjal që kjo do të ndryshojë gjatë rrugës”, ka thënë Gërvalla.
Kryediplomatja ka shtuar tutje se Kosova duke i kryer punët e saj të shtëpisë, duke luftuar krimin dhe korrupsionin, e forcon raportin me SHBA-në.
“Nuk forcohet as më fjalë e deklarata, por forcohet me punë konkrete”, ka thënë Gërvalla.