Hoti: I katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale – nga 913 milionë u shpenzuan veç 325 për nëntë muaj

by Merita

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti për investimet kapitale, duke thënë se është i katërti vit me radhë i humbur në këto investime.

Sipas Hotit, nga 913 milionë euro të parapara për investime kapitale, për nëntë muaj janë shpenzuar vetëm 325 milionë euro, raporton Express.

banner

“Realizimi tepër i ulët, në veçanti nga disa ministri, tregon dembelinë dhe mungesën e kompetencës të ministrave, si dhe dështimin e Kryeministrit për mbikëqyrjen e punës e ministrave”, ka shkruar Hoti.

Ai ka renditur edhe përqindjen e realizimit nëpër secilën ministri, ku ajo e Industrisë, Drejtësisë, Financave, Bujqësisë, figurojnë më përqindje shumë të ulët të realizimit. Pas tyre renditen Ministria e Arsimit, Ekonomisë, Shëndetësisë, e Punëve të Brendshme dhe Kulturës.

“Ja tabela e realizimit ë investimeve kapitale të Ministrisë së Bujqësisë. Jo vetëm që shuma e investimeve kapitale në bujqësi është tepër e ulët, vetë 3.8 mil euro, por edhe ato nuk realizohen. Nuk figuron asnjë projekt për ujitje të tokave bujqësore”, ka shkruar Hoti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy