Uefa Champions League: sonte Real-Milan në fushë edhe Juve, Liverpool e Man. City

by Merita

Formati i ri i Champions League ka arritur në gjysmën e rrugës së grupit të përbashkët. Prej kësaj të marte nisin ndeshjet e katërta nga tetë të planifikuara, për të hyrë në fazën vendimtare rreth skuadrave që do të kualifikohen në fazën e 1/8, cilat do të kalojnë në play-off dhe ekipet që eliminohen.

Ndeshjet e katërta propozojnë duelin Real Madrid-Milan. Një sfidë magjepsëse, me kuqezinjtë që kërkojnë mrekullinë përballë kampionëve në fuqi të Europës. Në “Bernabeu” zbresin në fushë plot 22 trofe të Champions, me “Los Blancos” që janë 15 herë fitues dhe “Djallin” 7 herë.

banner

Edhe pse kjo është një përballje historike, momenti i dy klubeve është i ndryshëm. Reali mbetet skuadra që dominon në Europë, ka luksin të blejë lojtarë si Mbappe dhe të luajë në një stadium super modern. Në anën tjetër, Milanit i duhet ende të gjejë rrugën për t’u ringritur me trajnerin Fonseca, por edhe të rikthejë Leaon protagonist. Një shpresë për Milanin e jep disfata 4-0 që Reali përsoi në El Clasico me Barcelonën.

Këtë mbrëmje, Juventusi do të luajë transfertën me Lilën e Edon Zhegrovës. Francezët kanë mposhtur Realin dhe Atletico Madrid dhe ëndërrojnë triumfin e tretë përballë një tjetër emri të madh në Europë si “Zonja e Vjetër”. Për të dyja skuadrat fitorja do të shërbente të garantonin një pozicion të mirë për të kaluar në fazën tjetër.

Sfidë tejet interesante edhe ajo në Anfield ndërmjet Liverpool dhe Bayer Leverkusen. Reds janë rikthyer të frikshëm me Arne Slot, me teknikun holandez që e ka udhëhequr skuadrën drejt kreut në Premier League dhe startin perfekt në Champions. Manchester City do të luajë në transfertën me Sportingut të Lisbonës, ndërsa Borussia Dortmund pret Sturm Graz.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy