Me siguri e keni mësuar se mbrëmjen e kaluar, në “Prime” të ‘Big Brother VIP Kosova’ është futur edhe një banor i ri.
Bëhet fjalë për ish-bashkëshortin e Drenusha Latifit, Atilla Kardesh. Mirëpo, duket se e gjitha ishte e planifikuar dhe aspak rastësore. ‘Indeksonline’ raporton se dyshja kanë bërë marrëveshje që të dytë të jenë pjesë e këtij spektakli.
Kjo do të thotë që Drenusha ka qenë në dijeni që shtëpisë do t’i bashkohet edhe ish-bashkëshorti i saj. Ndaj edhe reagimi i Drenushës ishte aq i qetë, ndryshe nga si do reagonte një grua që po përballet me dikë që e ka dhunuar.
Teksa Drenusha dhe Atilla ndodhen brenda ‘Big Brother VIP Kosova’, dy fëmijët e tyre janë nën kujdesin e gjyshërve.