Shtatë shtete kyçe kanë rregulla të ndryshme për kohën kur numërohen votat, kështu që duhet të kalojë pak kohë përpara se të numërohen të gjitha votat që priten të vendosin edhe garën e ngushtë për Shtëpinë e Bardhë.
“Ne do të jemi të durueshëm. Do të fokusohemi shumë në atë që ndodh gjatë orëve të para të mbrëmjes. Por ne e dimë se disa nga shtetet tona më të luhatshme nuk do të numërohen plotësisht deri në mesnatë ose herët në mëngjes”,tha kryetarja e fushatës së Harris , Jen O’Malley Dillon gjatë një paraqitjeje në MSNBC.
Po ashtu O’Malley Dillon shpreson se pjesëmarrja e shpejtë e votuesve në Gjeorgji dhe Karolinën e Veriut është një shenjë pozitive për fushatën e Harris.