24
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dorëzuar në Kushtetuese ndryshimet në Ligjin për zyrtarët publikë.
Dorëzimi u bë nga deputeti LDK-së, Armend Zemaj dhe anëtari i kësaj partie, Shkëmb Manaj.
Më 30 tetor, deputetët e pushtetit miratuan ndryshimet në Ligjin për zyrtarët publikë, që mes tjerash, lejojnë mbajtjen e pozitës së ushtruesve të detyrës një plus një vit, nga 6 plus 6 muaj sa është aktualisht.
Megjithatë, gjatë votimit të këtij Ligji, deputetët e opozitës nuk ishin në seancë.
Kujtojmë se LDK-ja edhe më herët ka dorëzuar në Kushtetuese disa ligje të Qeverisë Kurti.