60
Gjatë muajit nëntor, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, do të zhvillojë takime me bashkatdhetarët në mërgatë. E kreu i kësaj partie, Memli Krasniqi bën thirrje që të gjithë të mblidhen, bashkohen dhe të shkojnë për të dëgjuar vizionin e PDK-së për zhvillimin e Kosovës.
“Me mërgatën – Kosova mundet ma mirë!”, shkruan ndër të tjera Krasniqi në facebook.