Tre muaj nga greva e punëtorëve teknikë në Kuvendin e Kosovës, Azemi: Kjo është më e gjata në histori

by Nexhat

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi, ka thënë se sot po bëhen tre muaj nga greva e punëtorëve teknikë në Kuvendin e Kosovës.

Azemi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kjo grevë është më e gjata në historinë e grevave në Kosovë.

banner

Ai po ashtu përmendi një gjest njerëzor të nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci e cila i akomodoi grevistët në ambientet e brendshme të Kuvendit.

“Sot po hyjmë në muajin e tretë të grevës në Kuvendin e Kosovës, greva më e gjatë që e njeh historia, të dy palët nuk po lëvizin, grevistët jo se jo, vetëm plotësimi i kërkesës ato i kthen në punë.

Një gjest për tu respektuar është nga Saranda Bogujevci, nënkryetare e Kuvendit e cila nuk i la të mërdhihen në këto temperatura të ftohta por i akomodoi grevistët në ambientin e brendshëm të Kuvendit .Faleminderit Sarandë, për tjerat shohim dhe vazhdojmë”, ka shkruar Azemi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy