14
Sot, nesër e pasnesër FSK-ja do të zhvillojë trajnime në terren në fshatrat Butovc dhe Zllatar të Komunës së Prishtinës.
Gjatë kësaj periudhe, do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake.
Sipas njoftimit, ky është një trajnim i planifikuar dhe nuk ka arsye për shqetësim.
“Luanët” e Kosovës, demonstruan disa aksione edhe të martën, në Babaj të Bokës së Gjakovës. Aty u bashkuan mbi 1 mijë ushtarë.
E gjithë kjo në kuadër të ushtrimit fushor me titull “Ujku i Çeliktë”, ku pjesë mori edhe presidentja Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti.