Sot u jepet lamtumira e fundit dy të rinjëve që u vranë në Klinë

by Merita

Albison dhe Rexhep Shlivova, të cilët u vranë ditën e mërkurë me armë zjarri në një lokal në qendër të Klinës, do të varrosen sot.

Familja Shlivova ka njoftuar se varrimi i dy të rinjve, do të bëhet sot (e premte) nga ora 13:00 në varrezat e fshatit Jashanicë.

banner

“Familja Shlivova njofton se dy djemtë e tyre Albisoni dhe Rexhepi do të varrosen nesër 15 11 2024 (e premte). Varrimi bëhet në orën 13:00 në varrezat e fshatit Jashanicë! E pikëlluar familja Shlivova”, thuhet në njoftim e familjes lëshuar ditën e djeshme.

Ndryshe Albisoni dhe Rexhepi u vranë ditën e mërkurë me armë zjarri në qender të Klinës. Njëri nga ta ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërsa tjetri ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës, pasi që nuk ka arritur t’u mbijetonte plagëve të marra.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy