Edhe Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”

by Merita

Drejtoria për Arsim e Komunës së Vushtrrisë, ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, 1-5, 6-9 dhe 10-12 në të gjitha shkollat e Vushtrrisë.

Drejtori për Arsim, Albanez Tahiraj, ka thënë se deri te ky vendim ka ardhur pas konsultave me prindër, drejtorë të shkollave e mësimdhënës, pasi që përdorimi i këtyre doracakëve do të degradonte familjen e shenjtë kosovare.

banner

“Andaj si të tillë nuk do të përdoren në asnjë institucion arsimor në Komunën e Vushtrrisë deri në revidimin e tyre të plotë”, ka thënë Tahiraj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy