Stili i Kim Kardashianit mund të ndalojë trafikun, por këtë javë ishte Tesla Cybertruck-u i saj që tërhoqi vëmendjen e policisë në Los Angeles.
44-vjeçarja u ndalua nga një polic teksa po udhëtonte në rrugën PCH (Pacific Coast Highway) në mjetin e saj futuristik, pasi xhamat e saj të përparmë ishin shumë të errët për rregulloret e automjeteve në Kaliforni, raporton TMZ.
Sipas burimeve, Kim “qëndroi e qetë” gjatë ndalimit, edhe pasi mori një gjobë për t’u rregulluar. Ky lloj paralajmërimi i mundëson të shmangë një gjobë më të madhe nëse korrigjon xhamat dhe paraqitet në stacionin e policisë për të provuar rregullimin”, shkruan DailyMail.
Nuk është hera e parë që Kim përballet me probleme për xhamat e errët. Në vitin 2013, ajo mori një paralajmërim për të njëjtin problem në një automjet tjetër ndërsa po udhëtonte në Calabasas.
Kim shtoi Cybertruck-un në koleksionin e saj të veturave në shkurt 2024, ndërsa në maj prezantoi një tjetër version me ngjyrë të zezë mat, duke vazhduar të tregojë dashurinë e saj për automjetet luksoze dhe futuristike.
Ndërkohë që përballet me çështje ligjore në jetën reale, Kim po përgatitet të luajë rolin e një avokateje në projektin e ardhshëm të Ryan Murphy, “All’s Fair”.