Angelina Jolie dhe djali i saj 16-vjeçar, Knox Jolie-Pitt, tërhoqën vëmendjen në ‘Governors Awards’ 2024.
Jolie, e veshur me një fustan të artë dhe argjendi, shkëlqeu me elegancën e saj, ndërsa Knox, që ngjason shumë me babain e tij Brad Pitt, mahniti me një kostum elegant.
Kjo paraqitje e rrallë nënë-bir, pa praninë e pjesës tjetër të vëllezërve dhe motrave të Knox-it, krijoi një moment të veçantë në ngjarjen e mbushur me yje të Hollivudit, shkruan DailyMail.
Jolie vazhdon të promovojë filmin e saj të ri biografik, ”Maria”, i cili portretizon jetën dhe ditët e fundit të sopranos legjendare Maria Callas.
Me regji nga Pablo Larrain, filmi pritet të debutojë në kinematë amerikane më 27 nëntor dhe në Netflix më 11 dhjetor, duke gjeneruar tashmë spekulime për çmime ‘Oscar’ për interpretimin e saj.