43
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Tiranë pak pas mesnate në zonën e Xhamllikut.
Objektivi i atentatit, Klaudio Prendi fillimisht mbeti i plagosur dhe më pas ndërroi jeta në spital, raporton A2 CNN.
Autorët e atentatit kanë qenë në një makinë dhe kanë qëlluar sapo Prendi ka dalë nga lokali në Xhamllik për të hyrë më makinën e tij, e cila është mbushur plotë me vrima plumbash.
Mësohet se Klaudio Prendi është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi.