Personi në fotografi, është Klaudio Prendi, djali i ish gjyqtarit Fran Prendi i cili u ekzekutua me 5 plumb në trup me një armë me silenciator pas mesantës në mes të Xhamllikut, Tiranë.
Detaje të reja janë mësuar në lidhej me atentatit ndaj 28-vjeçarit. Autorët e vrasjes e kanë mbejtur Prendin nën vëzhgim dhe kanë pritur momentin që do dilte nga lokali ku po qëndronte në mbrëmje.
Sapo Kaludio Prendi ka dalë nga lokali dhe është futur në makinën e tij G-Class ngjyrë gri, është qëlluar me breshëri plumbash. Pesë plumba kanë prekur të riun i cili u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën, por nuk arriti të mbijetonte.
Rreth 1 orë pas ngjarjes, një automjet me targa të huaja u gjet i djegur në zonën e Farkës. Hetuesit e krimeve në kanë konfirmuar se bëhet fjalë për makinën e përdorur në atentatin ndaj 28-vjecarit.
Burime për mediat njoftojnë se Klaudio Prendi ka qenë protagonisti i një ngjarje me të shtëna me armë në Maj të 2023 në Pukë.
Ndërsa sa i përket, ish-gjyqtarit Fran prendi, ai dorëhoq pasi filloi Vetingu, por njëherësh është krahu i djathtë i kandidatit të koalicionit Berisha-Meta, Rrok Dodaj.
Nuk dihet nëse motivi ka qenë për shkak të konflikteve të të riut, apo motiv i lidhur me detyrën e babit të tij.