A2 CNN ka siguruar foton e 14-vjeçarit i cili vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij pranë shkollës “Fan Noli”, të postuar menjëherë pas ngjarjes. Fotoja është postuar në Snapchat.
Në foto, adoleshenti shihet në makinë, me krahun e plagosur, dhe me dorën e majtë të ngritur në shenjë fitoreje.
Sot, Policia e Tiranës ka njoftuar se ka arrestuar 14-vjeçarin i cili goditi për vdekje me thikë bashkëmoshatarin e tij.
“Ky shtetas, ditën e djeshme, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, për motive të dobëta është konfliktuar me dy bashkëmoshatatët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ato me mjet prerës.
Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit”, thotë policia.