Pacolli për koalicionin parazgjedhor: S’jam larguar nga koalicioni me Listën për Familjen, por kemi disa probleme

by Merita

Behgjet Pacolli ka konfirmuar për emisionin Debat Plus se ende nuk është larguar nga koalicioni “Lista për Familjen”, por ka pranuar se mungesa e bashkëpunimit dhe konsultimeve e ka bërë të humbasë entuziazmin.

Behgjet Pacolli, lideri i Aleancës Kosova e Re, ka konfirmuar për Dukagjinin se ende nuk është larguar nga koalicioni “Lista për Familjen”, por ka shprehur pakënaqësinë e tij për mungesën e bashkëpunimit brenda këtij koalicioni.

banner

“Ende jo, por të jem i sinqertë, kemi disa probleme. Unë nga ana ime, në fillim kam organizuar dy takime, me iniciativën time, me anëtarët e koalicionit, dhe pas atyre takimeve nuk kam marrë asnjë feedback, asnjë telefonatë apo konsultë lidhur me listat për deputetë dhe veprimet e tjera të lidhura me obligimet që dalin nga KQZ e që duhet të ndërmerren. Kjo më ka habitur shumë dhe, për të thënë sinqerisht, kam humbur mjaft entuziazmin”, ka thënë Pacolli në një intervistë për Debat Plus.

Ai ka theksuar se situata aktuale ka lënë vend për dyshime në lidhje me vazhdimësinë e tij në këtë koalicion.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy