21
Të hënën në Pejë është arrestuar një shtetas turk i cili dyshohet se e ka rrahur nënën e tij.
“Viktima femër shtetase e Turqisë ka raportuar se djali i saj i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë i cili është edhe përdorues i narkotikëve ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.