Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka takuar kryetarin e Bashkësisë Islame, myftiun Naim Tërnava.
Nëpërmjet një postimi në “X” të ambasadës së Italisë, bëhet e ditur se në takimin e tyre është diskutuar roli vendimtar i të gjithave komuniteteve fetare në ruajtjen e identitetit.
“Ambasadori De Riu u takua me myftiun Naim Tërnava, Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës. Ata diskutuan rolin vendimtar të të gjitha komuniteteve fetare në ruajtjen e identitetit kulturor dhe nxitjen e dialogut për të promovuar integrimin kombëtar, tolerancë dhe paqe në shoqërinë e sotme”, thuhet në postim.
https://twitter.com/ItalyinKosovo/status/1858990814908879140