Erling Haaland kishte një moment që i frikësoi anglezët gjatë stërvitjes, kur u pengua për tu rrëzuar në fushë.
Nerazzurrët e dinë se njeriu kryesor i Man Cityt është Erling Haaland, qendërsulmuesi që ka shënuar 52 gola në 52 ndeshje këtë sezon për klubin e tij.
Kjo përfshin 12 gola në 10 ndeshje të Ligës së Kampionëve, megjithëse pesë prej tyre ishin në një ndeshje kundër RB Leipzig.
Ai në stërvitjen e fundit është penguar nga shishet me ujë dhe është rrëzua, ndërsa me shaka në rrjetet sociale është shkruar, se vetëm kështu mund të ndalet Haaland.
Francesco Acerbi do të jetë njeriu që do ta ruajë Haalandin dhe atij iu dha një rrjetë fluturash nga tifozët e Interit, si mënyrë shakaje për të kryer detyrën. Por puna do të jetë pak më delikat se kaq.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin Ataturk dhe fillon në ora 21:00.