38
Pak momente më parë janë regjistruar dy lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti në Shqipëri.
Sipas të dhënave nga EMSC, epiqendra ka qenë në afërsi të Elbasanit.
Lëkundja e parë ka pasur magnitudën 3.6 të shkallës Rihter, ndërsa e dyta 3.1.
Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për dëme nga këto lëkundje./REFORMA