Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njoftim

by Merita

Për shkak të kushteve atmosferike të përcjella me rrebeshe shiu, disa rajone të Kosovës po ballafaqohen me probleme sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Përmes një njoftimi, KESCO ka bërë të ditur se për këtë arsye, numri i konsumatorëve që i drejtohen Qendrës së Thirrjes, për të marrë informata, është rritur dukshëm.

banner

KESKO ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve.

“Ne jemi duke punuar me kapacitete shtesë në mënyrë që të pranojmë secilin konsumatorë, por kërkojmë mirëkuptimin tuaj përgjatë kësaj kohe kur duhet të presin në linjë”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy