Parashikimi i motit për sot

by Merita

Reshjet e shiut që filluan ditën e premte, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, me depërtimin e masave më të ftohta arktike, shndërrohen në reshje dëbore.

Temperaturat nga 13C e 17C që arritën të premten në mesditë, zbresin pranë 0C deri në mesnatë, ndërsa minimalet mëngjesin e së shtunës në -3C e -1C.

banner

Vranësirat shpërndahen orëve të para të ditës së shtunë, mirëpo nga pjesë lindore mund të ketë zhvillime të vranësirave lokale pasdite, e nuk përjashtohet mundësia të shoqërohen me ndonjë rrebesh të shkurtër bore.

Temperaturat maksimale shkojnë deri në 2C e 5C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriperëndimore 5-10m/s.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy