Superliga e Kosovës në futboll rikthehet sot pas një pushimi dyjavor me ndeshje të kombëtareve.
Elita e futbollit kosovar mirëpret dy ndeshje gjatë ditës së sotme, njëra luhet në Drenas e tjera në Malishevë.
Në “Rexhep Rexhepi”, Feronikeli ‘74 do t’i bëjë konak Gjilanit.
Nikli është pa fitore këtë sezon, duke pësuar 10 humbje e tri barazime.
Gjilani po ashtu është “keq” nga fitoret, duke arritur vetëm një të tillë në pesë ndeshjet e fundit.
Në “Liman Gegaj”, Malisheva sfidohet nga Dukagjini i Ismet Munishit.
Malisheva që gjendet në pjesën e epërme të tabelës, ka një laramani rezultatesh. Në pesë ndeshjet e fundit ka dy humbje, dy barazime dhe një fitore.
Ndërkohë, Dukagjini ka një seri pa humbje prej pesë ndeshjesh (tri fitore, dy barazime).
Të dyja ndeshjet nisin nga ora 13:00.