Hykmete Bajrami akuza Qeverisë Kurti për tenderët: 273 milionë euro kanë përfundu te ‘dostat’, me negociata në katër sy

by Merita

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas raportimeve se Prokuroria Speciale ka filluar hetimet për 1 mijë e 700 tenderë të lidhur me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë.

Bajrami u është referuar të dhënave të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, duke thënë se nga marsi i vitit 2021, kur Qeveria Kurti ka ardhur në pushtet, e deri tash vetëm në nivelin qendror janë lidhur 2 mijë e 213 kontrata njëburimore.

banner

Ajo ka thënë se 273 milionë euro nga buxheti i shtetit ‘kanë përfunduar te dostat’, me negociata ‘në katër sy’.

“Të korruptuarit kurrë nuk e luftojnë korrupsionin, se ju duhet me luftu veten. Thirrja jonë organve të drejtësisë që sa më parë të merren me këto 2173 kontrata njëburimore dhe të korruptuarit ta marrin dënimin e merituar, nuk ka përfundu në veshë të shurdhër”, shkruan nder te tjera.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy