Angelina Jolie flet për frikën e saj për të luajtur Maria Callas në biografinë e re

by Merita

Për ata që nuk e dinë, diva e Hollivudit interpretoi Callas në biografinë që pritet të marrë shumë vëmendje për Oscar, Maria, që do të shfaqet në kinema më 27 nëntor.

“Ishte e frikshme,” tha aktorja 49-vjeçare për The Hollywood Reporter, percjell Informim.net

banner

Jolie e vlerësoi regjisorin e biografisë, Pablo Larrain, i cili gjithmonë kishte besim te ajo. “Pablo ishte shumë i qartë që nëse do të jap maksimumin, ai do të mbështeste procesin tim dhe do të më ndihmonte,” tha ylli i The Tourist.

“Ai më ndihmoi duke caktuar momentet më intime që në fillim dhe presionin më të madh drejt fundit. … Ai më trajtoi si një këngëtare, dhe ishte shumë e rëndësishme që ai besonte se mund ta bëja,” shpjegoi ish-gruaja e Brad Pitt.

“Pablo kishte një trajner me mua gjatë gjithë xhirimeve dhe mësime çdo natë pas xhirimeve,” shtoi aktorja e Maleficent.

Duke e lavdëruar më tej Larrain, Jolie theksoi: “Pablo përpiqet të jetë i drejtë kur studion dhe formon momentet brenda jetës së tyre. Empatia dhe interesi i tij e bëjnë atë një regjisori të mrekullueshëm për një material të tillë”./informim.net

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy