Brestovci: Punëtorët e ndërmarrjes “Pastrimi” nuk do të mbesin pa punë

by Nexhat

Lëvizja Vetëvendosje e ka akuzuar Komunën e Prishtinës se po e falimenton ndërmarrjen publike “Pastrimi”.

Besart Krasniqi, asamblist i këtij subjekti politik në Kuvendin Komunal tha se 900 punëtorë rrezikojnë të mbesin pa punë

banner

Ai po ashtu në një konferencë për media ka bërë thirrje që të anulohet tenderi për menaxhimin e mbeturinave, në vlerë prej 16.5 milionë eurosh.

Por, për këtë çështje janë deklaruar edhe nga pushteti lokal në kryeqytet.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, deklaroi për emisionin “Ju flet Prishtina” në Klan Kosova se punëtorët nuk do të mbesin pa punë.

“Unë them që po të isha unë kryeshef i ndërmarrjes “Pastrimit”, nuk e kisha prishur gjumin as një natë të vetme, me brengën se që ata punëtorë mund të mbesin pa punë, sepse duhet vetëm të jemi konkurrues dhe të jemi të zotë t’i kapim kontratat për të cilat mund të ofrojmë shërbim dhe çdo gjë mund të shkojë në rregull”, tha Brestovci./

LVV kërkon të anulohet tenderi 16.5 milionë euro, akuzon Komunën e Prishtinës për dërgimin e “Pastrimit” në falimentim

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy