Tucker: Me urdhër të Vuciqit-Vulin jep intervista në mediat ruse, duke menduar se ato nuk i sheh perëndimi

by Merita

Maxim Tucker gazetari i pavarur me bazë në Kiev, së fundi ka shkruar një tekst për qëndrimin e Serbisë ndaj BRICS dhe BE-së q ë është publikuar në London Times.

E pos kësaj, ai vazhdimisht ka vënë në pah lojën dhe veprimet e presidentit serb Aleksandar Vuciq në raport me Perëndimin dhe besnikërinë e tij ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

banner

Ai në një intervistë për N1 së ka vënë në pah se loja që po bën Vuçiq e dukshme. “Sepse padyshim që po i dërgon mesazh Rusisë, Vulin jep intervista për mediat ruse dhe autoritetet në Beograd nuk po presin që ato intervista të përkthehen për një audiencë perëndimore”, tha ai.

Dhe sipas tij ndryshe nga ato që i thotë Vulin nëpër mediat ruse, e që normalisht qarkullojnë edhe tek evropianët, flet Vuciq kur takohet me perëndimorët.

“Kryeministri iu thotë diçka krejtësisht ndryshe liderëve të BE-së dhe do të shkojë në Berlin, të flasë me Scholz-in. Pra, këto janë dy mesazhe krejtësisht të kundërta. Në fakt, ata nuk shkojnë bashkë. Por është një lojë”, tha gazetari Tucker.

Ai thotë se BE-ja ende dëshiron të ruajë këtë marrëdhënie me Serbinë, por e kotë.

“Pra, BE-ja po përpiqet ta mbajë Vuçiqin në anën e saj, dhe Vuçiq po përpiqet t’i mbajë të gjithë në anën e tij. Por gjithashtu, në një moment, do të ketë një pikë ku nuk mund t’i keni më ato dy akte balancuese”

Por gazetari thotë se BE-së mund edhe t’i harxhohet durimi me Serbinë.

“Kështu që në një moment do të prisja që BE-ja të thoshte: nëse vazhdoni të devijoni në atë drejtim, do të duhet të kemi një diskutim serioz për të ardhmen e Serbisë në BE”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy