KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës zhvilluan stërvitjen e përbashkët “Shpata e Artë 2024”

by Merita

KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës dje zhvilluan stërvitjen e tyre të përbashkët “Shpata e Artë 2024”.

Këto institucione testuan procedurat e tyre për kontrollin e turmës dhe menaxhimin e krizave.

banner

“Kjo stërvitje tregoi gatishmërinë tonë për të trajtuar së bashku çdo sfidë të sigurisë dhe pasqyroi përkushtimin tonë për bashkëpunim të vazhdueshëm, në dobi të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe në mbështetje të stabilitetit rajonal”, tha gjeneralmajor Enrico Barduani, komandant i KFOR-it.

“Falënderojmë komunitetet lokale për mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre në prag dhe gjatë zhvillimit të stërvitjes”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy