Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, Dega në Klinë, ka bërë të ditur agjendën e manifestimit të Festave të Nëntorit 2024.
Sipas tyre ato të zhvillojnë aktivitetet e tyre gjatë tërë ditës së 28 nëntorit duke filluar nga ora 09:00 me homazhe për të vayhduar me manifestimin e daljes publike të UÇK-së.
“Më 28 Nëntor, në ora 09:00 në Sheshin “Mujë Krasniqi”, do të bëhet Ngritja e Flamurit, do të bëhen homazhe dhe do të vendosen lule. Në orën 09:30 do të mbahen Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, të Kodra e Kuqe. Më pas në orën 11:00 manifestimi i daljes publike të UÇK-së, në Llaushë të Skënderaj”, thuhet në deklaratë.