Familjarët e kanë kujtuar sot mësuesin Halit Geci në 27 vjetorin e rënies së tij. Djali Lulzimi ka shkruar se shembulli i mësuesit Halit Geci është udhë rrëfim për gjeneratat e reja që vijnë.
“Le të jetë ky shembull për ne të gjallët dhe gjeneratat që vijnë pas për heroizmin tuaj!”, ka shkruar Lulzim Geci.
Postimi i plotë:
Sot 27 vite pa babain tonë.
Dëshmor i kombit!
Vërtet është mungesë e madhe, por më e madhe është ndjenja e krenarisë për madhështinë e rrugëtimit tënd.
Sot i kujtojmë ato ditë kur shkolla shqipe gjendej në rrezik, mirpo ti nuk u dorëzove para plumbit të okupatorit i cili të mori edhe jetën! Le të jetë ky shembull për ne të gjallët dhe gjeneratat që vijnë pas për heroizmin tuaj!
Lavdi jetës dhe veprës tënde