Abdixhiku: Rritje e pagave për mësimdhënësit në javën e parë të qeverisjes

by Merita

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar planin e kësaj partie për arsimin.

Ndër tjerash, ai ka përmendur mësimin gjithëditorë, “së paku në pesë komuna të Kosovës”, rritjen e pagave për mësimdhënësit e reduktimin e numrit të nxënësve nëpër klasët e shkollave fillore.

banner

“Programi ynë për arsim! Ndryshim thelbësor për gjenerata. Nga mësimi gjithëditor deri tek digjitalizimi i shkollave. E ardhmja ndërtohet sot. Ndiqeni planin tonë ambicioz”, shkroi Abdixhiku në Facebook, duke publikuar një video.

Ai përmendi rritjen e koeficientit të pagave “qysh në javën e parë”.

“Një mësues që e merr pagën sot 671 euro, në javën e parë të qeverisjes sonë do ta ketë pagën 840 euro”, tha Abdixhiku.

“Programi ynë parasheh reduktimin e numrit të nxënësve nëpër klasat e shkollave fillore në jo më shumë se 20 sosh”, tha ai ndër tjerash.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy