21
Një person është lënduar si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në një objekt në rrugën “Kadri Zeka” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo bëri të ditur se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 16:30.
“Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën për një shpërthim në një objekt në rrugën ‘Kadri Zeka’ në Prishtinë. Si pasojë e shpërthimit, lëndime ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.
Policia në bashkëpunim me prokurorinë po kryen veprimet e nevojshme për të hetuar ngjarjen